Qeveria tallet me FMN-në

Qeveria tallet me FMN-në

Në raportin më të fundit të monitorimit, FMN shprehu edhe një herë shqetësime për partneritetet publike private dhe i këshilloi qeverisë Rama eleminimin e PPP-ve të filluar nga propozimeve të pakërkuara.

Qeveria shqiptare ka reaguar përmes Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj duke pohuar se ajo të ndjekë këshillën e FMN-së dhe t’i eleminojë propozimet e pakërkuara… në vitin 2021.

Pohimi duket tallës jo vetëm sepse ai injoron shqetësimin urgjent të FMN-së për të rishikuar një nga politikat më problematike të qeverisë Rama, por sepse qeveria po shtiret sikur po zbaton këshillat e FMN-së duke vendosur praktikisht për të mos ndryshuar asgjë deri në fund të mandatit të saj në vitin 2021.

Është e arsyeshme të mendohet se vitit 2021 është zgjedhur edhe për të dhënë një mesazh tjetër: qeveria e tanishme pretendon të qeverisë për një mandat të tretë, por edhe nëse nuk e arrin dot këtë, ajo do të marrë vendime që i takojnë në fakt qeverisë pasardhëse.

Lajme te ngjashme