23 protestuesit akuzojnë prokurorët: Keni falsifikuar urdhër-arrestet

Protestuesit e arrestuar, për të cilët Gjykata e Tiranës po vendos sot masën e sigurisë, kanë akuzuar prokurorinë se se kanë gënjyer në fletëarrestimet e tyre.

“Prokuroria gënjen, nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska natën dhe na kanë marrë. Nuk është e vërtetë që jemi arrestuar në orën 10 të mëngjesit, jemi arrestuar në orën 3 të natës. Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes në komisariat dhe të ndalimit.”

23 të arrestuarit i referohen urdhërave të arrestit që prokuroria ka lëshuar për arrestimin e tyre.

Në fletët e arrestit, siguruar nga Lapsi.al, prokurorët Edmond Karriqi dhe Alketa Nushi kanë raportuar që arrestimet janë bërë në orën 10 të paradites së 1 prillit.

Ndërkohë 23 protestuesit, ashtu siç u raportua gjerësisht dhe në media, janë arrestuar gjatë një aksioni të nisur në mesnatën e 31 marsit.

Protestuesit kanë deklaruar se arrestimet janë bërë gjatë natës, duke shkaktuar terror tek familjarët e tyre.

23 protestuesit akuzohen për “shkatërrim të pronës”; “shkatërrim të pronës me zjarr”; “kundërshtim të punonjësve të policië” dhe “kryerjen e veprimeve arbitrare”.

Lajme te ngjashme