Asambleja e Këshillit të Evropës e përfshirë në skandal korrupsioni

Asambleja e Këshillit të Evropës e përfshirë në skandal korrupsioni

Një hetim 10-mujor nga Këshilli i Evropës zbuloi përfshirjen në një skandal korrupsioni të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në Azerbajxhan.

Sipas raportit të publikuar më 22 prill, anëtarët e korruptuar, në shkëmbim të parave e dhuratave, zbutën tonet kritike ndaj qeverisë së Azerbajxhanit për zgjedhjet jashtë standardeve dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut.

“Në aktivitetet e tyre në lidhje me Azerbajxhanin, disa anëtarë dhe ish-anëtarë [të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës] vepruan në kundërshtim me standardet etike të PACE-s,” shkruan raporti.

“Trupi hetues dyshoi se disa anëtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të PACE-s ishin angazhuar në veprimtari me natyrë korruptive”, vazhdon raporti.

Diplomacia e Havjarit

Shumë kritikë u habitën me reagimin e dobët e sipërfaqësor të PACE, lidhur me zgjedhjet në Azerbajxhan, të cilat u përfolën për kutit votimit të mbushura me vota të plotësuara dhe shjelje serioze të të drejtave të njeriut.

PACE nisi hetimin për ato anëtarë, të mëparshëm dhe aktualë të asamblesë që kishin votuar pro zbutjes së kritikave ndaj qeverisë së Azerbajxhanit. Hetimi brenda PACE u krye nga gjyqtarë, tashmë të dalë në pension, nga Britania, Franca dhe Suedia.

Sipas vlerësimit të gjyqtarëve, ka arsye të konsiderueshme për të besuar se një ish-anëtar italian dhe dy ish-anëtarë të Azerbajxhanit u përfshinë në “aktivitete të një natyre korruptive”.

Në këmbim të dhuratave, parave dhe qëndrimeve në hotelet luksoze të Bakut – një politikë e quajtur nga kritikët si “diplomacia e hajvarit”, anëtarët e PACE lobonin pro qeverisë së Azerbajxhanit dhe zbutjen e kritikave ndaj saj.

Për më tepër, anëtari i Italisë në PACE Luca Volontè, ish-deputet italian, e ka pranuar se ka marrë rreth 2 milionë euro nga zyrtarë të lartë azerbajxhanas dhe u dënua në Itali.

Po ashtu, pesë ish-anëtarë të asamblesë shkelën kodin e etikës duke kryer aktivitete lobimi në emër të Azerbajxhanit pas mbarimit të mandatit të tyre.

Dhjetë anëtarë të tjerë shkelën kodin e etikës ndërsa shërbenin në komitetet në lidhje me Azerbajxhanin ose merrnin pjesë në misionet për të vëzhguar zgjedhjet e vendit.

Lajme te ngjashme