Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
BIG fshihet pas kontratës me Bashkinë Tiranë për të mos bërë deklarata publike

Gjatë javëve të fundit, Exit.al ka raportuar vazhdimisht për planin e shkatërrimit të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, privatizimin e tokës publike në qendër të Tiranës përmes një koncesioni dhe dorëzimin e kësaj tek një kompani shumë pranë qeverisë, Fusha shpk, për të ndërtuar një “kalim urban”, me fjalë të tjera, një tjetër qendër tregtare me apartamente sipër.

Ndërtesa e re e Teatrit Kombëtar, e bërë publike nga vetë Kryeministri Edi Rama do të projektohet nga studio daneze e arkitekturës BIG e arkitektit Bjarke Ingels. Në disa deklarata publike—për shembull në një artikull në gazetën spanjolle të arkitekturës Metalocus, e ripostuar në Twitter nga projektuesit e teatrit të cilët kanë bashkëpunuar më firmën BIG për të hartuar propozimin—BIG ka thënë se ka fituar “një konkurs për ndërtesën e re të Teatrit Kombëtare dhe masterplanin”.

Por, BIG nuk idnetifikon Bashkinë Tiranë apo qeverinë shqiptare si klientët e saj kryesorë, por në vend të tyre deklaron klient për ketë projekt kompaninë Fusha shpk:

Exit.al i drejtoi disa pyetje zyrës së shtypit të kompanisë BIG në lidhje me hartimin e projektit, të paraqitura më poshtë:

“Në disa lajme në lidhje me projektin e ri, thuhet se BIG u zgjodh për të ndërtuar godinën e re të Teatrit Kombëtar. Kush e bëri përzgjedhjen, qeveria apo një kompani provate? A u organizua një konkurs publik, në të cilin ju u shpallët fiues?

Deklaroni se klienti juaj ishte kompani Fusha shpk dhe jo qeveria shqiptare. A jeni njoftuar ju nga kompania Fusha se projekti do të ndërtohen mbi një tokë publike?

A jeni ju në dijeni se qeveria po përgatitet të miratojë një ligj të veçantë për të privatizuar tokën publike në të cilën ndodhet TK, duke i dhënë mundësi komapnisë Fusha shpk të ndërtojë duke shmangur procedurat e prokurimit publik?

A jeni ju në dijeni se qeveria e ka quajtur projektin partneritet publik privat (ose koncesion), një formë e dyshimtë e financimit e denoncuar nga FMN në Shqipëri si një kërcënim për ekoominë e Shqipërisë?

A jeni ju në dijeni për lidhjen e ngushtë që ekzsiton ndërmjet Fusha shpk dhe qeverisë shqiptare, dhe faktiti se kjo kompani ka fituar disa nga ndërtimet e rëndësishme përmes procedurave të dyshimta dhe ndoshta korruptive të prokurimeve publike?

A do të jeni ju përgjegjës për projektimin e “kalimit urban” pas godinës së TK e cila është paraqitur në rendera të ndryshëm?

A është studio BIG në dijeni të protestave të aktorëve kundër shkatërimti të godinës së tyre histroike dhe privatizimit të tokës?

A e mbështet kompania BIG provatizimin e tokës publike për përfitimin e madh në favor të një nga firmave të lidhura ngushtë me qeverinë?”

Në fillim BIG thjesht ia dërgoi këto pyetje Drejtoreshës së Përgjithshme të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Tiranës Erka Mato. Vetëm pasi Exit.al publikoi artikullin ku krahasonim projektin e firmës BIG në Tiranë me një projekt të kësaj firme në Washington DC, Drejtoresha e Komunikimit të kompanisë Daria Pahhota u përgjigj përmes një mesazhi të gjatë nëe-mail. Në përgjigjen e saj, Pahhota pohon:

“Ne nuk po i shmangemi pyetjeve tuaja dhe nuk po heqim përgjegjësitë tona, por duke pasur parasysh rëndësinë dhe madhësinë e projektit, do të ishte shumë e pazakontë që ne të mos kishim një marrëveshje kontraktuale me klientin tonë për atë se çfarë mund të themi në publik. Unë ja dërgova pyetjet tuaja Erka [Matos] nga zyra e Kryebashkiakut, e cila është më shumë se e lumtur t’u përgjigjet pyetjeve për konkursin.”

Përgjigjia e BIG konfirmoi tre aspekte të rëndësishme dhe shumë të dyshimta mbi projektin e godinës së Teatrit Kombëtar:

1. BIG ka firmosur një marrëveshje për mos bërjen e deklaratave publike me Bashkinë Tiranë, e cila është pronare e tokës në të cilën ndodhet Godina e TK.

2. Bashkia e Tiranës është në të vërtetë klienti i BIG, që do të thotë se pretendimi se kompania Fusha shpk është klienti i BIG është i pavërtetë. Nëse Fusha shpk do të ishte klienti i vërtet, nuk do të kishte asnjë arsye për t’i ridrejtuar pyetjet drejt bashkisë.

3.  Ka pasur një “konkurs” për ndërtesën e TK, por një konkurs i cili duhet të jetë mbajtur në fshehtësi të plotë pa bërë asgjë publike. Mbi të gjitha, mos informimi i qytetarëve të Tiranës për këtë projekt dhe mos zhvillimi i dëgjesave publike shkelin ligjin për Informimin Publik dhe Konventën e Aarhusit.

Në vazhdim të hulumtimit tonë, ne i kemi drejtuar Zonjës Erka Mato një sërë pyetjesh lidhur me “konkursin”, por ajo ia kaloi pyetjet tona zotit Renato Kalemi, këshilltar për median dhe komunikimin i Kryebashkiakut Veliaj dhe Zotit Denis Dedej, drejtor i informacionit në Bashkinë Tiranë, edhe pse Daria Pahhota na pohoi se Zonja Mato do të ishte “më shumë se e lumtur” t’i përgjigjej pyetjeve tona.

Pavarësisht e-maileve të njëpasnjëshme drejtuar kompanisë BIG dhe Bashkisë Tiranë, deri më tani askush nuk është përgjigjur.

Mos vallë “duke pasur parasysh rëndësinë dhe madhësinë e projektit” askush nuk di se çfarë po bëhet?