Freedom House e para organizatë ndërkombëtare që dënon emërimin e Arta Markut Betimi i Arta Markut, e sapo zgjedhur kryeprokurore e përkohshme

Zgjedhja e njëanshme nga shumica socialiste Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme e Arta Markut, me mbështetjen e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Ambasadores se BE-së Romana Vlahutin, është kritikuar nga Freedom House si hap prapa në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Freedom House, organizata e pavarur kryesore në botë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut e financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e saj të vitit 2017 për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, e ka vlerësuar emërimin e Arta Markut me shumicën të thjeshtë, e gjitha socialiste, si goditje ndaj besueshmërisë dhe paanshmërisë së prokurorisë, veçanërisht në kohën kur prokuroria po heton dosjen e ish-ministrit Tahiri.

Lufta antikorrupsion mori goditje me zgjedhjen, në parlamentin shqiptar, të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme përmes një mazhorance të thjeshtë që përfshin vetëm votat e Partisë Socialiste në pushtet. Kjo e dëmtoi më tej pavarësinë dhe besueshmërinë e prokurorisë në hetimin e ndjeshëm të Tahirit.

Kjo është hera e parë që një organizatë ndërkombëtare dënon emërimin politik të Arta Markut dhe kundërshton hapur qëndrimin e misioneve evropiane dhe amerikane EURALIUS dhe OPDAT, opinioni ligjor i të cilëve  u përdor nga qeveria shqiptare si argument për të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese në këtë post Arta Markun.

Raporti i Freedom House vazhdon më tej me shpjegimin e  situatës ligjore që i dha mundësinë shumicës socialiste të emëronte PPP-në me shumicë të thjeshtë votash:

“Mungesa e KLP-së solli një bllokim serioz politik dhe ligjor pasi mandati pesëvjeçar i prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla përfundoi më 7 dhjetor, dhe është KLP ajo që duhet të emërojë Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Në këto rrethana, Partia Socialiste vendosi të zgjedhë Arta Marku si PPP më 18 dhjetor […] me shumicë të thjeshtë në parlament.

Megjithatë, sipas partive të opozitës, procedura shkel frymën [e reformës në drejtësi] dhe nenin 148a të kushtetutës, e cila kërkon një shumicë prej tre të pestave të votave në parlament për zgjedhjet i një Prokurori të Përgjithshëm.

Për të gjitha shkeljet ligjore gjatë emërimit politik të Arta Markut, Exit.al ka shkruar këtu dhe këtu.