Komiteti i Helsinkit: Reforma zgjedhore në vend numëro Komisioni Qendror Zgjedhor

Komiteti i  Helsinkit përmes një deklarate për shtyp “Jemi vonë” lëshon alarmin se nuk është bërë asgjë që nga zgjedhjet e kaluara për reformën zgjedhore.

Dje ishte dita e fundit e mandatit 6 mujor të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Ndërkohë “nuk dihet nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjet e rëndësishme që i janë adresuar komisionit apo nëse ka filluar puna për hartimin e ndryshimet në kodin zgjedhor”.

Marrëveshja McAllister e firmosur në qershor 2017 për zgjedhjet e përgjithshme qartazi përfshinte angazhimin e dy partive kryesore, PD dhe PS, për të punuar bashkarisht për ndryshimet në kodin zgjedhor bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR të përfshira në raportet e viteve 2013, 2015,2017, të pazbatuara asnjëherë.