Një video shpjeguese mbi TVSH-në e biznesit të vogël

 

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka publikuar në faqen e tij në facebook, një video shpjeguese mbi zbatimin e TVSH-së ndaj biznesit të vogël. Ai shprehet se nga vendosja e TVSH-së do të preken 11, 500 mijë biznese të vogla.

Çdo ndodhi me vendosjen e TVSh-së tek biznesi i vogël?! Shiko videon!

Gepostet von Agron Shehaj am Dienstag, 10. April 2018

 

Sipas ligjit të ri të qeverisë, të gjitha bizneset të cilat kanë një xhiro vjetore më shumë se 2 milionë lekë në vit do të trajtohen si biznes i madh.

Kundër këtij vendimi protestuan sot shumë biznese të vogla. Protesta e tyre u mbështet gjithashtu edhe nga opozita.