DASH: Në Shqipëri nuk dënohen zyrtarët, politikanët, biznemenët e nivelit të lartë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi sot, raportin vjetor për të të drejtat e njeriut për të gjithë shtetet në botë. Në Shqipëri sipas raporti të DASH ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të punës.

Çështjet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshijnë kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit; ku përfshihet vetë censurimi dhe intimidimi i gazetarëve i shtyrë nga interesa politik dhe financiarë; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë.

Mosndëshkueshmëria vazhdon të mbetet problem. Hetimi dhe në veçanti dënimi i zyrtarëve të cilët kanë abuzuar me detyrën ka qënë sporadike dhe të paqendryeshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe atopersona të lidhur me interesa të fuqishme biznesi shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë hetimit dhe dënimit.

Në raport theksohet se megjithëse në disa raste ligjet ekzsitojnë ato nuk zbatohen drejt nga ana e institucioneve përgjegjëse. Mbetet shqetësuesë numri i lartë i rasteve të dhunës në familje, të dhunës ndaj gruas, të dhunës dhe trafikimit të fëmijëve.

Më poshtë gjeni pikat kryesore të raportit për Shqipërinë:

Liria e shprehjes dhe e shtypit

Raporte të ndryshme tregojnë se qeveria, biznesi, dhe grupet kriminale kërkojnë të ndikojnë median përmes mënyrave jo të përshtatshme.

Ka pasur raste të ushtrimit të presionin direkt dhe indirekt politik dhe ekonomik mbi median, pëfshirë kërcënime dhe dhunë kundrejt gazetarëve, të cilët janë përpjekur të hetojnë raste të korrupsioni dhe krimit.

Presioni politik, mungesa e fondeve i kanë detyruar mediat dhe gazetarët drejt vetë censurimit. Mungesa e fondeve ka ndikuar në raportimin e drejtë dhe të paanshëm të gazetarëve duke botuar raportime të njëanshme. Vazhdojnë problemet me pagat e gazetaërve.

Ka pasur një rritje dramatike të medias online, të cilat paraqesin një etik profesionale të ulët dhe rrisin shqetësimet për prodhimin e lajmeve të rreme në përfitim të interesave specifik politikë dhe financiarë.

Fondet e donatorëve për organizatat të cilat punojnë për një media të pavarur janë të kufizuara, dhe ndaj shtypi është vulnerabël ndaj keqpërdorimit nën presionin politik dhe ekonomik. Sipas raportit vetëm disa media prodhojnë lajme të pavaruar për krimin e organizuar, ndërsa në mediat e tjera gazetarëve i mungon pavarësia editoriale dhe financiare.

Pjesa më e madhe e pronarëve të kanaleve televizive e përdorin përmbajtjen e prodhuar nga to për të ndikuar në veprimet e qeverisë në favor të bizneseve të tyre. Pronarët e bizneseve e përdorin gjithashtu lirshëm median për të përfituar ndere dhe për të promovuar interesat e tyre të lidhura me partitë politike.

Shpesh gazetarët praktikojnë vetë censurim për të shmangur dhunën dhe si përgjigje ndaj pronarit dhe editorit që kërkon të rrisë interesat e tij politike dhe ekonomike. Një studim i rrjetit BIRN zbuloi se kompanitë e mëdha tregtare dhe reklamuesit e rëndësishëm ishin burimi kryesor i presionit ndaj medias.

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri

Ligji parashikon dënime penale për korrupsionin e kryer nga zyrtarët publikë, por Qeveria nuk ka zbatuar në mënyrë të efektshme ligjin, dhe zyrtarët shpesh të angazhuar në praktika korruptive nuk janë dënuar.

Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Nga muaji janar deri në muajin gusht, zyra e prokurorit të përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja. Gjatë të njëjtës periudhë 122 persona shkuan në gjykatë për akuzaën e korrupsionit dhe 99 të tjerë u dënuan.

Nga muaji gusht 17 752 mijë ankesa u regjistruan në portalin stokorrupsionit.al, rreth 8 përqind e tyre kishin informacion për zbatimin e praktiva të korruptuar.

Në tetor prokuroria lajmëroi nisjen e hetimi për ish – Ministrin e Brendshëm me akuzën për lidhje me një organizatë kriminale dhe për abuzim me detyrën.

Prokurorët kanë bërë përparim në gjykimin e korrupsionit të punonjësve të ulët duke përfshirë edhe gjykatës dhe prokurorë, por hetimi i krimit të korrupsionit në nivelet e larta mbetet i pandëshkueshëm si pasojë e frikës së prokurorëve nga ndëshkimi, mungesa e burimeve dhe korrupsionin në vetë sistemin e drejtësisë.

Roli i policisë dhe aparati i sigurisë

Policët jo gjithmonë e zbatojnë ligjin njësoj për të të gjithë. Marrëdhëniet personale, lidhjet politike ose kriminale, infrastruktura e dobët mungesa e mjeteve ose mbikqyrja e jo e duhur shpesh kanë ndikuar në zbatimin e ligjit nga forcat  policisë.

3811 telefonavta janë regjistruar në linjën telefonike “green line” në muajin korrik të 2017. Pjesa më e madhe e tyre denoncojnë “mos veprim të policisë”, “gjobë e padrejtë” ose “shkelje e procedurave standarte të veprimit”. 57 police janë rekomanduar për procedurë disiplinore dhe 5 policië i janë referuar prokurorisë.

Ndëshkueshmëria

Prokurorët kërkuan, dhe gjykata urdhëroi, masën e arrestit me burg për shumë çështje kriminale, pavarësisht se gjykata disa herë nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorisë për dënimin me burg për të pandehurit me profilit të lartë dhe me lidhje të forta.

Shumë seanca gjyqësore zhvillohen në zyrën e gjyqtarit duke treguar mungesë profesionalizmi dhe duke i dhënë mundësi për korrupsion. Këto faktorë minojnë autoritetit e gjyësorit, duke ndikuar në vendime të diskutueshme dhe lejojnë zbatimin e paqëndrueshëm të ligjit.

Zbatimi i të drejtës së pronës

Qeveria nuk ka ekzekutuar 26 mijë vendimet e gjykatës si dhe 11 mijë denoncimet për shkelje të të drejtave të pronës. Shumë çështje i janë referuar Gjykatës së të drejtave të Njeriut në Strazburg dhe janë në pritje të vendimit.

Ndërhyrjet arbitrare ose të paligjshme në pronën private

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur prona private pa një proces të ligjshëm si pjesë e një fushate të gjërë për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Pronarët nuk kanë marrë lajmërim me shkrim brenda afateve, institucioni nuk ka marrë parasysh se banesa ndodhet në process aplikimi për legalizim dhe ka procesi ka qënë jo transparent.

Gjatë vitit 2017 banorët e Himarës janë ndeshur me qeverinë për prishjen e disa shtëpive dhe bizneseve pa lajmërim paraprak apo dëmshpërblim në përputhje me ligjin. Në muajin tetor 2017 qeveria prishi disa struktura të pabanuar në Himarë si pjesë e zbatimit të planit për rregullimin e qytetit [Rilindja Urbane], për të cilën banorët u ankuan sepse bashkia e Himarës nuk kishte kryer dëgjesat me publikun. Prishja e 12 strukturave u ndalua sepse banorët u ankuan në gjykatë kundër autoriteteve vendore.

Respektimi i të drejtës për arsimim

Prindërit duhe të blejnë vetë mjetet, librat, uniformat dhe ngrohësit për klasat e fëmijëve në shkollë; kjo gjë është e kushtueshme për shumë familje, në veçanti përv familjet e komunitetit romë dhe egjiptian. Shumë familje shprehen se këto kosto janë arsyeja se pse nuk i dërgojnë vazat e tyre në shkollë.

Abuzimi me fëmijët po rritet në veçanti në shkolla. Shërbimet për viktimat e abuzimit nuk janë në dispozicion të menjëhershëm.

Njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në bashki kanë raportuar 104 raste të dhunës fizike në shkollë në 2016.

Respektimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve

Zyrtarët nuk dënojnë përdhunim brenda martesës. Koncepti i përdhunimit brenda martesës nuk kuptohet mirë dhe autoritetet shpesh nuk e konsiderojnë krim.

Policia nuk ka kapacitetin dhe trajnimin e duhur për tu përballur në mënyrë efektive me dhunën në familje.

Sipas statistikave të qeverisë, raporti i lindjeve djalë/vajzë në vitin 2016 ishte respektivisht 100 me 107, kjo gjë tregon se ka mundësi që po ndodh përzgjedhja seksuale e fëmijëve përpara lindjes. Qeveria nuk po ndërmerr asnjë hap për të luftuar këtë mosbalancim.

39 fëmijë kanë rënë viktimë e trafikimit apo janë identifikuar si viktima të mundshme të trafikimit, nga muaji e tetor e në vazhdim.

Duke qënë se ligji e ndalon dënimin e fëmijëve nën moshën 14 vjeç për veprën penale të vjedhjes, bandat kriminale i përdorin fëmijët e braktisur për kryer vjedhje nëpër banesa.

Fëmijët janë subjekt i lypjes së detyruar dhe përdorimit për ushtrimin e aktivitetit kriminal. Raportet tregojnë se fëmijët punojnë si shitës ambulantë, lypës, fermer, shpërndarës droge, në lavazh makinash, në fabrikat e tekstilit, në miniera ose në pastrim këpucësh. Pjesa më e madhe e fëmijëve punojnë në sektorin informal.

Megjithëse ligji e ndalon që fëmijët të lypin në rrugë, policia në përgjithësi nuk bënë asgjë për të zbatur ligjin.

Të drejtat e punëtorëve

Sindikatat e punëtorëve janë të dobëta dhe të politizuara. Punëtorët të cilët marrin pjesë në greva të paligjshme mund të detyrohen të paguajnë dëmet e shkaktuara nga veprimet e grevës.

Kushtet e punës

Sipas, Bankës Botërore sektori informal është rreth 50 përqind i të gjithë punësimit në vend.

Kushtet e punës në sektorin e prodhimit, ndërtimit dhe sektorin e minierave shpesh janë të dobëta, dhe në disa raste të rrezikshme. Burime dhe inspektimet nuk janë të përshtatshme dhe gjobat shpesh nuk i ndalojnë shkeljet, agjensitë e zbatimit të ligjit nuk kanë mjete për të dënuar shkelësit e ligjit.

Nuk ka programe të qeverisë për të dhënë mbrojtje sociale për punëtorët në ekonomin informale. Shkelje të pagës dhe të standarteve të sigurisë në punë ndodhin shpesh në sektorin e tekstileve, qëpjes së këpucëve, ndërtim dhe industrisë nxjerrëse. Punonjësit shpesh nuk mund të dalin nga situata që vë në rezik jetën e tyre ose sigurinë pa rrezikuar punësimin e tyre.

Ligj parashikon 40 orë punë në javë, por marëveshjet idividuale apo kolektive ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit vendosin se orët e punës gjatë javës. Ligji parashikon pushime vjetore të paguara, por vetëm punonjësit në tregun formal të punës kanë të drejtë për pushime të paguara. Shumë persona në sektorin privat punojnë 6 ditë në javë.

Qeveria nuk ka vendosur standarte për ërcaktimin e periudhës minimale të pushimit në një javë. [Qeveria] Shumë radhë zbaton ligje të lidhura me përcaktimin e maksimumit të orëve të punës, kufizimit të orëve të punës jashtë orarit, apo për pagesën shtesë për orët e punës jashtë orarit, në vëçanti në sektorin privat.

Gjendja në burgjet e Shqipërisë

Policët shpesh abuzojnë fizikisht dhe psikoligjikisht me të dënuarit. Rastet e dhunës ndodhin më shumë gjatë arrestimit, marrjes në pyetje dhe paraburgimit.

Nga gushti i vitit 2017 Avokati i Popullit ka regjistruar 104 ankesa të të arrestuarve, pjesa më e madhe e tyre ishin për kushtet  shëndetësore si dhe për dhunën dhe korrupsionin e policëve. Avokati i Popullit nuk ka referuar asnjë rast në prokurori.

Burgjet shqiptare janë të mbipopulluar. Ato mbajnë 3-5 përqind më shumë se sa kapacitet e vërteta. Çështja e mbipopullimit është më e rëndë në ambjentet e paraburgimit.

Të burgosuri me probleme mendore mbahen në të njëjtin mjedis me të burgosur e shëndoshë. Aksesi në kujdesin e shëndetit mendor në këto mjedise është tërësisht i papërshtatshëm.

Korrupsion vazhdon të mbetet problem serioz në burgje, veçanërisht në programet e punës dhe miratimin e lejeve speciale.

Gjatë viti disa persona, punonjës të burgjeve u arrestuan për shpërndarje droge për të burgosurit dhe për lejimin e vizitave familjare kundrejt shpërblimit monetar.

Respektimi i të drejtave të komunitetit romë dhe egjiptian

Shuma shkolla të cilat pranojnë fëmijë të komunitetit romë i marxhinalizojnë ato në jetën e klasës, duke i vendosur fizikisht larg fëmijëve të tjerë.

Organizatat jofitimprurëse të komunitetit rome e kritikuan Bashkinë Tiranë për vonesë e krijuar në ndërtimin e shtëpive të reja për familjet e dëbuar nga shtëpitë e tyre në 2016. Në dhjetor të 2016 bashkia dëboi 76 familje rome nga Bregu i Lumit në afërsi të Tiranës, i cili ka prirje të përmbytet gjatë dimrit.

60 familje u vendosën në banesa të përkohshme, ku organizatat joqeveritare raportuan se ato jetojnë në kushte të tmerrshme pa higjenë dhe pa energji elektrike.

Liria e lëvizjes së qytetarëve brenda vendit

Ligji për regjistrimin e qytetarëve nuk e ndalon regjistrimin e popullsisë por e vështirëson regjistrimin e tyre.

Shumë njerëz të komunitetit romë nuk kanë mjetet financiare për t’u regjistruar dhe as motivim për të kryer procesin e regjistrimit.

4871 persona vetedeklarohen të paregjistruar. Pjesa më madhe e tyre janë fëmijë të komunitetit romë.

Zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit

OSBE thekson se “vazhdimi i politizimit të institucioneve të lidhura me zgjedhjet si dhe deklaratat e përhapura për blerjen e votës dhe presionit të ushtruar mbi votuesit ka ulur besim e qytetaërve tek procesi zgjedhor.” Në lidhje me procesin e votimit, OSBE thekson se ishte “një ditë e qete zgjedhore” por tregon se “procedura të rëndësishme nuk u respektuan plotësisht në një numër të konsiderueshëm të qendrave të votimit të vëzhguara”.