Seanca për 23 të arrestuarit në Kukës, familjarët protestojnë

Teksa Gjykata e Tiranës po jep masën e sigurisë për 23 të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit, familjarë dhe qytetarë po protestojnë jashtë gjykatës.

Duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe largimin e Kryeministrit Rama, qytetarët kanë bllokuar rrugën përpara gjykatës. Ata kanë bllokuar qarkullimin e automjetevea në shenjë proteste.

E gjithë situate, si brenda gjykatës, ashtu dhe jashtë saj është e tensionuar. Qindra forca policie kanë rrethuar gjykatën. Shumë policë të tjerë gjenden brenda sallës ku po zhvillohet seanca.

Familjarët e të arrestuarve, si dhe deputetë të opozitës nuk janë lejuar të futen në sallë edhe pse gjykimi është me dyer të hapura.

Lajme te ngjashme