Tension në Kuvend—deputetët miell e ujë kundër njëri-tjetrit

Punimet e sotme në Kuvend u shoqëruan me tensione. Partia Demokratike dhe LSI kërkuan përjashtimin e Kryeministrit Rama për fjalorin e përdorur prej këtij të fundit në seancën plenare të dy javëve më parë.

Pas fjalimit të kryetarit të opozitës Basha, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste për 11 kuksianët e arrestuar ditën e premte, pas protestës për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit. Ata filluan të gjuanin me letra dhe me shishe në drejtim të Kryeministrit. Deputeti demokrat Flamur Noka qëlloi me miell në drejtim të Kryeministrit. Gjithashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bushati gjuajti me ujë në drejtim të zotit Basha.

Kryetari i Kuvendi Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca deputetët Salianji, Noka dhe Balliu. Ndërsa kundrejt Ministrit Bushati nuk u mor asnjë masë.

Pavarësisht tensioneve të krijuara dhe mos zhvillimit normal të seancës, deputetët e shumicës votuan të gjitha ligjet e parashikuara në rendin e ditës.