Vazhdojnë diskutimet e artistëve për Teatrin, sot në 18:00 takimi i radhës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, një grupim artistësh e qytetarësh kundër vendimit të qeverisë për prishjen e godinës së teatrit, do të organizojë sot, më 9 prill, një tjetër diskutim publik në mbrojtje të Teatrit.

Në orën 18:00, përpara Teatrit Kombëtar, aktivistët do të flasin për vlerat që mbart teatri dhe mënyrat se si kjo lëvizje mund t’i shërbejë mbrojtjes së tij.

Ky është diskutimi publik i pestë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Gjatë takimit të javës së kaluar ekspertë ligjorë diskutuan mbi paligjshmëritë e ndërhyrjes që Qeveria Rama ka vendosur të bëjë në Teatrin Kombëtar.

Në takimet e kaluara, jashtë godinës së Teatrit Kombëtar, qytetarë, arkitektë, restaurues dhe profesionistë të fushës kanë diskutuar mbi vlerat e Teatrit si pjesë e trashëgimisë kulturore-historike dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së saj.

Më tepër lidhur me vendimin e Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri përmes Partneritetit Publik Privat mund të lexoni këtukëtu dhe këtu