Zgjedhjet në Malin e Zi, Gjukanoviç rizgjidhet President Milo Gjukanoviç

Ish-Presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç fitoi zgjedhjet presidenciale të zhvilluara dje.

Gjukanoviç, kandidat për Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) ka fituar rreth 53,8 për qind të votave, sipas rezultateve ende jo përfundimtare të Qendrës për Monitorimin e Zgjedhjeve.

Kandidati i dytë sipas votave është Mladen Bojaniç me rreth 33,5 për qind.  Ndërkohë katër kandidatët e tjerë nuk kanë marrë numër votash me të lartë se 10 për qind.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 64 për qind. Shqiptarët e Malit të Zi shprehën që gjatë fushatës elektorale votën pro Gjukanoviç.

Me këtë fitore, Milo Gjukanoviç rikthehet si president i Malit të Zi, të njëjtin post që e ka mbajtur nga viti 1998 deri në vitin 2002.

Po ashtu, Gjukanoviç ka qenë dhe Kryeministër i Malit të Zi për tre mandate nga viti 2003 deri në vitin 2016 kur dha dorëheqjen.

Milo Gjukanoviç njihet si mbështetës i fortë i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Gjatë drejtimit të vendit nga Gjukanoviç, Mali i Zi u anëtarësua në NATO, njohu pavarësinë e Kosovës dhe ka mbajtur gjithnjë qendrime pro BE dhe kundër Rusi.

Megjithatë gjatë gjithë karrierës së tij, Gjukanoviç është akuzuar për korrupsion, nepotizëm dhe sjellje diktatoriale.