Gjyqtarja Manjola Xhaxho kalon vetingun Gjyqtarja Manjola Xhaxho

Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e rrethit Tiranë , kaloi me sukses procesin e rivlerësimit të figurës, vetingun dhe u rikonfirmua në detyrë.

Vendimi për gjyqtaren Xhaxho u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Që gjatë seancës dëgjimore, të zhvilluar më 10 maj, KPK u shpreh se gjyqtarja Xhaxho nuk ka problem me pasurinë dhe se ka marrë vlerësime positive për pasurinë dhe aftësinë profesionale nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

Zonja Xhaxho ishte pjesë e listës prioritare të vetingut pasi është kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Manjola Xhaxho e ka nisur karrierën në vitin 2002 në të njëjtën gjykatë ku punon dhe sot, në atë të rrethit gjyqësor të Tiranës. Për tre vjet ajo ka punuar dhe si këshilltare ligjore pranë Gjykatës së Lartë.

Manjola Xhaxho është e dyta gjyqtare që kalon procesin e vetingut pas anëtares së gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Për më shumë për dorëheqjet dhe për anëtarët e sistemit të drejtësisë të larguar që pas miratimit të reformës në drejtësi mund të lexoni këtu dhe këtu.