Marrëveshja për detin, Kotzias: Brenda qershorit kemi marrëveshje, çështja çame nuk diskutohet Ministri i Jashtëm grek Kotzias dhe Ministri i Jashtëm shqiptar Bushati

Shqipëria dhe Greqia mund të arrijnë një marrëveshje për kufirin detar brenda ditëve të para të qershorit, por me shumë gjasa ajo do të jetë sipas termave të Greqisë. Ministri i Jashtëm grek Kotzias deklaroi dje për televizionin grek SKAI se “çështja çame” nuk do të jetë pjesë e diskutimeve.

“Shpresoj deri në fund të majit të kemi një marrëveshje. Në mos në fund të majit, në fillim të qershorit.”

Ministri Kotzias tha se negociatat, që nisën të hënën në një takim në Tiranë, “u zhvilluan në një klimë kostruktive bashkëpunimi”.

Megjithatë ministri grek sqaroi se “çështja çame” nuk do të jetë në tavolinë pasi për Greqinë nuk ka fare “çështje çame”. Po ashtu Kotzias sqaroi se diskutimi i pronës ka të bëjë me “ligjin e famshëm të luftës” me Shqipërinë.

Pas marrëveshjes me Shqipërinë, Greqia do të nisë negociatat dhe me Italinë.