Rama takon Kancelarin e Austrisë, flet vetëm për emigracionin

Rama takon Kancelarin e Austrisë, flet vetëm për emigracionin

Çështja e emigracionit të paligjshëm shqiptar ishte tema kryesore e diskutimeve ndërmjet Kryeministrit Rama dhe Kancelarit të Austrisë Sebastian Kurz.

“Shifrat e emigrantëve të paligjshëm po rriten dhe ne duhet ta luftojmë këtë problem”, u shpreh kancelari Kurtz.

Gjatë fjalës së tij, kancelari austriak theksoi se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për emigrantët e paligjshme për të kaluar nga vendet e lindjes në Evropën Perëndimore.

“Trafikantët i marrin njerëzit dhe përmes Shqipërisë kalojnë nga Greqia drejt Evropës Perëndimore”— bëri më dije kancelari Kurtz.

Njësoj si Franca, dhe Austria ka propozuar sjelljen e policëve austriakë për kontrollin e kufjve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

“Kryeministri Rama më ka kërkuar ta mbështes dhe i kam thënë që do e mbështesim fort Shqipërinë, mbështetje financiare për Shqipërinë, po dhe vende të tjera që të luftojmë migracionin ilegal. Do e mbështesim dhe në marrëdhëniet bilaterale, me policë të rinj.”

Ndërsa për sa i takon prespektivës evropiane të Shqipërisë, kancelari Kurtz tha se nuk mund të thotë një datë për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE:

“Do ta shohim këtë gjë nuk mund tju jap një përgjigje të saktë, dhe sic e tha edhe Kryeminsitri ka disa vende anëtare që për shkak të problemeve të brendshëm e kanë të vështirë të thonë Po. Por ka një dëshirë të fortë që Shqipëria të shkoj drejt reformave. Dhe negociatat janë në një rrugë të mirë. Megjithatë nuk e di se kur mund të merret ky vendim”.

Lajme te ngjashme