A ia ka dhënë prokuroria video përgjimin Kryeministrit?

A ia ka dhënë prokuroria video përgjimin Kryeministrit?

Kryeministri Rama sot ka pranuar se ekspertiza e bërë prej tij mbi video përgjimin e pretenduar të Agron Xhafës nuk ka vlerë dhe se e ka bërë vetëm për veten e tij.

 “Une nuk i jam drejtuar asnjë firme dhe as një kompanie por një agjensie të specializuar. Adresën nuk mund t’ua jap.  Ajo që bëra ishte urgjente për mua. Ajo nuk ka vlerën e një prove. Provën duhet ta identifikojë dhe certifikoj prokuoria. Por për sa më takon jam shumë i qartë dhe e them dhe e përsëris bëhet fjalë për një maskarade të qartë për të gjithe e motiuar nga frymëzimi malinj për të bërë ç’mos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negocitat për anëtarësimin e Shqipërisë”— tha Kryeminsitri në takimin me gazetarët pas kthimit nga Samiti i Sofjes.

Gjithashtu nga përgjgijet e Kryeministrit kuptuam se pavarësist se kujt institucioni të huaj i është drejtuar Kryeministri, ai nuk tregon dot se si e ka marrë video.

A mos ndoshta prokuroria pasi mori në dorëzim audio-përgjimin original më 15 maj, ja ka dorëzuar kryeministrit apo Kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë ekspertim në asnjë agjenci të specializuar por po gënjen për të mbrojtur veten e tij, ministrin Xhafaj dhe për të ushtruar presion mbi prokurorinë që po heton aktualisht audio-përgjimin.

 

Lajme te ngjashme