Vetingu, KPK shkarkon Fatmir Hoxhën, Gjykata Kushtetuese jashtë funksionit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha, i pesti anëtar që largohet nga kjo gjykatë. Me shkarkimin e Hoxhës, Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbledhë kuorumin, e për pasojë nuk mund të zhvillojë asnjë seancë e të marrë asnjë vendim.

Trupi gjykues i KPK i përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj, vendosi sot se gjyqtari nuk mund të justifikojë rreth 1,7 milionë lekë në pasurinë e tij, ndaj nuk mund të vazhdojë ta ushtrojë profesionin e gjyqtarit.

Tashmë nga Gjykata Kushtetuese me 9 anëtarë gjithësej, kanë mbetur ende dhe katër për të kaluar në procesin e vetingut.

Deri më tani vetëm Vitore Tusha ka kaluar vetingun dhe është konfirmuar në detyrë. Besnik Ymeraj dha dorëheqjen, por u referua nga KPK në Prokurori, ndërsa Fatos LuloAltina Xhoxhaj dhe sot Fatmir Hoxha u shkarkuan për mosjustifikim të pasurisë.

Fatmir Hoxha ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2011, ndërsa më parë ka qenë kryetar i Gjykatës së Apelit.