Ambasadori Lu mban të njëjtin qëndrim si për Tahirin dhe për Xhafajn

Ambasadori Lu mban të njëjtin qëndrim si për Tahirin dhe për Xhafajn Ministri Fatmir Xhafaj dhe Ambasadori Donald Lu, sot gjatë takimit

Ambasadori amerikan Donald Lu takoi sot Ministrin e Brendshëm Xhafaj, për herë të parë pas skandalit të video-përgjimit të vëllait Agron Geron Xhafaj.

Menjëherë pas takimit, Zoti Lu dha deklaratën e parë lidhur me këtë skandal:

“Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur.”

Të njëjtin qëndrim ambasadori Lu mbajti dhe për skandalin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.

Më 5 prill 2018, lidhur me këtë çështje, Donald Lu u shpreh:

“[Ç]ështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes.”

 

Lajme te ngjashme