Amerika do të strehojë 20 mijë refugjate ne kampe ushtarake

Amerika do të strehojë 20 mijë refugjate ne kampe ushtarake

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të strehojnë deri në 20 mijë emigrantë në katër baza ushtarake amerikane. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i Pentagonit, pasi zyrtarët federalë u përpoqën gjenin një mënyrë për të zbatuar urdhrin e Presidentit Trump për të mbajtur familjet emigrante së bashku, pasi u ndanë në kufi.

Megjithëse nuk ka ende një plan të qartë se si do të bëhet shpërndarja e familjeve, autoritetet amerikanë thanë se do të përdoren rreth 20 mijë shtretër në bazat e Teksasit dhe Arkansasit.

Ky plan i presidencës Trump ka krijuar pakënaqësi tek demokratët. Senatori i Nju Jorkut Chuck Shcumer shprehu dyshime nëse ky plan është i realizueshëm apo jo.

Ndërsa organizatat dhe avokatët e të drejtave të njeriut u shprehën se deri më tani informacionet janë kontradiktore dhe priten në ditët në vazhdim, hapat konkretë se si do të zbatohet ky plan.

Lajme te ngjashme