Banka Societe General gjobitet për korrupsion

Banka Societe General do të paguaj më shumë se 860 milionë dollarë gjobë për dhënie rryshfeti ndaj zyrtarëve libianë me qëllim manipulimin e ligjit për huadhënien. Ky lajm u publikua në median CNN dy ditë më parë. Në artikullin, e përkthyer më poshtë nga Exit.al, shkruhet se:

Ditën e hënë, Departamenti Amerikan i Shtetit lajmëroi se nga viti 2004 deri në vitin 2009, banka franceze ka paguar 90 milionë dollarë rryshfet ndaj një ndërmjetësi libian, i cili më pas ka paguar zyrtarë të Libisë.

Përmes kësaj skeme Banka Societe General ka kryer 13 investime në tregun bankar në Libi dhe ka fituar 523 milionë dollarë.

Përveç gjobës prej 585 milionë dollarë, Societe General do të paguaj 275 milionë dollarë për manipulim të normës së interest të ofruar nga InterBank Londër, për periudhën Maj 2010 deri në tetor 2011. Kreditë e lidhura me këtë normë interesi janë të njohura me emrin “libor”.

Sipas Departamenti amerikan të Drejtësisë, banka supozohet të ketë dhënë kredi me një normë inetresi më të mirë se sa ajo mund ta jepte në të vërtet, duke e shfaqur atë si një bankë të fortë financiarisht dhe kredidhënëse të besueshme.

Gjithmonë sipas Departamenti amerikan të Drejtësisë, skema mashtruese, e vënë në veprim nga drejtuesit e lartë të Societe General kanë ndryshuar normat e interesit, kontratat e ardhshme dhe produkte të tjera në të gjithë botën. Gjithashtu, punonjësit kanë punuar për të manipuluar normat e interesit të kredive të marra në monedhën japoneze jen.

Banka do të paguaj gjysmën e gjobës kundrejt autoriteteve franceze dhe gjysmën tjetër kundrejt autoriteve amerikane.

Societe General, një nga bankat më të mëdha në Evropë, ka pranuar të paguaj gjobën. Drejtuesi i bankës, Frédéric Oudéa, në një njoftim për shtypin u shpreh se “Ne e dënojmë këtë veprim, i cili bie ndesh me vlerat dhe standartet tona të etikës të cilat na mundësuan arritjen e një marrëveshje me dy shtetet”.