I “pa korruptuari” Bjarke Ingels zhytet në marrëveshje të korruptuar me qeverinë shqiptare

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
I “pa korruptuari” Bjarke Ingels zhytet në marrëveshje të korruptuar me qeverinë shqiptare

Në “Ndikimin Global” të tyre te vitit 2015, firma e arkitekturës BIG hapet me këtë deklaratë madhështore: “Në BIG, arkitektura nuk ka të bëjë me ndërtimin e monumenteve, por për krijimin e mundësive për jetën e njerëzve”. Nën titullin “Anti-Korrupsion”, arkitektura e themeluar dhe e udhëhequr nga arkitekti danez Bjarke Ingels deklaron si në vijim:

Ne […] kemi një politikë me zero tolerance ndaj korrupsionit në të gjitha format e tij. […]

Kur zgjedh projektet për të ndjekur, BIG gjithashtu siguron që bashkëpunëtorët dhe klientët tanë nuk janë të përfshirë në asnjë aktivitet që sugjeron korrupsion.

Ne nuk do të japim ose pranojmë ryshfet në asnjë formë, dhe ne nuk do të përdorim mashtrime apo shkelje të besimit për të fituar një avantazh të padrejtë ose të pandershëm. BIG nuk do të marrë pjesë në korrupsion; BIG nuk do të kontribuojë në korrupsion; BIG nuk do të mbështesë korrupsionin.

Gjatë muajve të fundit, si rezultat i përfshirjes së BIG në skandalin e shpronësimit të tokës publike në të cilën do të ndërtohet Teatri Kombëtar, është bërë e qartë se pozicioni i saj “anti-korrupsion” është një zbavitje krejtësisht e turpshme.

Siç është dokumentuar tashmë në faqen e Exit.al, BIG fillimisht e nisi me mashtrim duke pretenduar se kishte fituar një “konkurs publik” për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Kjo ishte një kërkesë, pasi arriti te firma e arkitekturës, e cila shpejt u tërhoq prapa një marrëveshjeje që thuhet se ishte nënshkruar me “klientin” e tyre (ata gjithashtu refuzuan të konfirmonin klientin e tyre aktual).

Drejtoresha e Përgjithshëm e Komunikimit të BIG, Daria Pahhota gjithashtu pohoi në një email për Exit.al se Bashkia e Tiranës do t’i siguronte publikut prova për këtë konkurs, rregulloret e tij, anëtarët e jurisë dhe një raport. Gjithashtu rezultoi që edhe ky të ishte mashtrim.

Jo vetëm që Bashkia e Tiranës refuzoi të dorëzojë këto dokumente, por doli që Bashkia e Tiranës nuk kishte një rol të rëndësishëm në të gjithë projektin e rindërtimit të Teatrit Kombëtar.

Në vend të saj, Ministria e Kulturës hartoi një “ligj të veçantë” të paprecedent, i cili do të shpronësojë tokën publike në pronësi të Bashkisë Tiranë me negocim direkt me një kompani të vetme të paracaktuar, Fusha shpk.

Ndërkohë, që aktorët dhe regjisorët organizuan protesta çdo javë pavarësish dhe u përgojuan nga mediat pranë qeverisë, arkitekti Bjarke Ingels bëri një raportim pozitiv nga Barcelona për projektin në të njëjtën kohë edhe qeveria miratoi ligjin e posaçëm për teatrin e ri. Kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një shkelje e plotë e çdo besimi në deklaratë e tij për “krijimin e mundësive për jetët njerëzore”.

Në relacionin e ligjit të posaçëm që qeveria ka dërguar tani në parlament me procedure të përshpejtuar shkruhet se vlera e plotë e të gjithë tokës publike aq shumë të lakmuar, e ndodhur në qendrën e Tiranës, me sipërfaqe 8,465 metra katrorë — e cila do ti shitet blerësit të paracaktuar Fusha shpk — është rreth  760,000 euro, ose 470 euro/m². Për ta krahasuar: apartamente në të njëjtën zonë shiten me 2,500 € m2.

Pra, ne jemi përballë një forme të pashembullt, të sanksionuar nga shteti të tjetërsimit dhe grabitjes së tokës shtetërore nga një kompani private dhe një sulmi të plotë mbi parimin e barazisë së ligjit. Për të mos përmendur se ky transaksion, i kryer tërësisht në fshehëtësi nga tregu dhe publiku, dëmton shumë financat e shtetit.

Ekziston vetëm një arsye pse një qeveri kërkon të dëmtojë veten dhe zbatimin e ligjit: korrupsioni masiv.

Kështu, BIG merr pjesë në korrupsion; ndihmon në korrupsion; dhe mbështet korrupsionin.

Lajme te ngjashme