Kryetarja e Komisionit të Kulturës Vokshi flet për Teatrin Kombëtar në Parlamentin Europian Kryetarja e Komisionit të Kulturës Albana Vokshi

Deputetja demokrate Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit të Kulturës, ka ngritur çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Parlamentin Europian.

Gjatë diskutimit për trashëgiminë kulturore sot në PE, Zonja Vokshi u shpreh:

“Arsyeja kryesore se përse kërkova fjalën është kjo godinë që i përket qëndrës së qytetit, e ndërtuar nga arkitekti i famshëm Italian Xhulio Berte, e cila ka qenë për 80 vite Teatri Kombëtar.

Aktualisht jemi në javën e tretë të një proteste të përditshme nga artistët përpara Teatrit sepse qeveria ka vendosur ta shembë.

Ne duam të mbrojmë këtë ndërtesë sepse qeveria vendosi ta prishë që t’i japë tokën privatit për të ndërtuar kulla të larta.”

Kryetarja e Komisionit të Kulturës i bëri apel kreut të PE-së Antonio Tajani dhe Presidentit të KE-së Jean-Claude Juncker që t’i kushtojnë vëmendje trashëgimisë kulturore të Shqipërisë:

“Kam një apel për ju për të shpëtuar këtë ndërtesë, por edhe t’i kushtoni më shumë vëmendje vendeve si Shqipëria, për të pasur projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për ta lidhur të shkuarën me të ardhmen.”

Më shumë për projektligjin e Qeverisë Ramaqë parashikon shembjen e godinës së Teatrit dhe kalimin e tokës kompanisë private Fusha shpk për të ndërtuar kulla të larta mund të lexoni këtu, këtu dhe këtu.