Kupa e Botës po përdoret nga refugjatët si kalim drejt Evropës

Afrikanët dhe aziatikët po përdorin rregullat e reja të vendosura nga vendet e BE-së për të udhëtuar drejt Rusisë si një mundësi të re emigrimi. Ky fakt pohohet nga mediat gjermane.

Fakti se, qeveria ruse ka lëshuar “pasaportat e tifozëve” – një dokument që i jep të drejtën atyre që blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet në stadium, të kalojnë kufirin rus pa patur nevojë për vizë.

Në Finlandë janë kapur 5 persona që kishin përfituar pikërisht nga këto “pasaporta tifozësh” për të udhëtuar drejt Evropës.

Tre prej tyre ishin marokenë, një kinez dhe një negerian.