Ligji i ri i medias — OSBE kundra qeverisë

Ligji i ri i medias — OSBE kundra qeverisë

Përfaqësuesi i OSBE-së për median Harlem Desir përmes një deklarate për shtyp shprehu dje shqetësimin e tij për propozimin e fundit të qeverisë Rama për të rritur taksën e aparatit dixhital dhe të ardhurat e mbledhura nga kjo taksë t’i ndaj me televizionet private.

Autoriteti i Mediave Audiovizuale më 8 qershor ka dorëzuar projektligjin e ri të mediave pranë Ministrisë së Financave. Ndryshimet në këtë ligj janë hartuar nga pronarët dhe drejtuesit e katër mediave lokale dhe dy televizioneve kombëtare në Shqipëri. Një nga kërkesat e tyre kryesore është se televizionet private duhet të financohen pjesërisht nga taksa e paguar nga qytetarët për Televionin Publik Kombëtar (RTSH).

“Jam i shqetësuar që ky propozim mund të prekë qendrueshmërinë financiare të RTSH”, tha Desir. “Televizioni publik ka një rol të rëndësishmë në transmetimin e informacionit cilësor dhe ka mbulim kombëtar ndaj ai duhet ët ketë burimet e duhura për të kryer detyrën e tij”.

“Çdo sistem i subvencioneve shtetërore për mediat duhet t’i nënshtrohet konsultimit me publikun përfshirë edhe me të gjithë aktorët e medias. Ai duhet të ketë objektiva të qarta dhe të plota për të mbështetur të gjitha mediat, përfshirë median online, median e shtypur dhe atë lokale, me kritere dhe procedura transparente, pa ndërhyrje politike dhe me qëllimin për të forcuar pluralizmin e mediave”, shtoi Desir

Gjithashtu ai ofroi mbështetjen e zyrës së tij në dhënien e analizës ligjore mbi çdo projektligj mbi mediat kur ai të prezantohet zyrtarisht nga qeveria.

Përfaqësuesi i Lirisë së Mediave në OSBE ka për detyrë të mbikqyrë ecurin dhe zhvillimin e medias në 57 vende. Ai ka për detyrë të ngrej alarmin mbi shkeljen e të drejtave të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias si dhe promovon përmbushjen e plotë të kërkesave të OSBE-së mbi lirinë e mediave.

Lajme te ngjashme