Marrëveshja me Greqinë, vazhdojnë bisedimet mes ministrave Bushati e Kotzias Ministri i Jashtëm grek Kotzias dhe Ministri i Jashtëm shqiptar Bushati

Ministrat e jashtëm Bushati e Kotzias po vazhdojnë bisedimet intensive për të mbyllur marrëveshjen mes dy vendeve. Bisedimet po zhvillohen në Rodos të Greqisë, në fshehje të plotë.

Lajmin e bën të ditur portal grek News24/7.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë nga ministrat lidhur me drejtimin që ka marrë marrëveshja.

Mediat greke theksojnë se marrëveshja mes dy shteteve mund të haste me refuzime nga Presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë, kryeministri Rama deklaroi sot se “marrëveshja do të jetë e duhura”:

“Jo vetëm që kemi bërë marrëveshjen e duhur, por kemi treguar dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë këta të dëshpëruar që s’kanë as ide, as program, as akuadër dhe gjithë pafuqinë e tyre e kthejnë në një fuqi destruktive duke luftuar kundër çeljes së negociatave.”