Ministri Gjiknuri kundër FMN e BB: PPP-të nuk kanë risqe financiare Ministri Damian Gjiknuri

“Qeveria shqiptare ka zgjedhur një nga format të dukshme të suksesshme edhe që është e kontrollueshme nga pikëpamja e financimit dhe e alokimit të riskut, që është përfshirja e partneritett privat në investime në ndërtimin e rrjetit rrugor shqiptar apo modeleve tët jera të transportit.”

Kështu deklaroi Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri dje, si një paralajmërim për qytetarët se rrugë të tjera përveç Rrugës së Kombit do të bëhen me pagesë përmes PPP-ve, dhe se në vitet e ardhshme, investimi në infrastrukturë do të bëhet përmes PPP-ve.

Për më tepër, Zoti Gjiknuri u shpreh se Partneriteti Publik-Privat është forma e investimeve më e suksesshme dhe kontrollueshme nga ana financiare.

Këto pretendime të Qeverisë Rama lidhur me PPP-të, prj kohësh tashmë, po ikundërshton me forcë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

FMN vazhdimisht i ka bërë thirrje qeverisë Rama për të mos bërë më kontrata PPP-je me kompanitë private pasi ato po jepen pa u bërë asnjë analizë financiare dhe pa transparence, duke rritur më shumë riskun në dëm të taksapaguesve:

“Çdo koncesion, përfshirë dhe ato të mëdhatë e dhëna së fundmi, del nga një proces jo shumë formal. PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik.”

Pra FMN hedh poshtë pretendimet e Ministrit Gjiknuri se PPP-të janë lehtësisht të kontrollueshme, veçanërisht në rastin e Shqipërisë kur për asnjë prej PPP-ve nuk është bazuar në studime të qenësishme bëshmërie dhe kur procedurat e dhënies së koncesioneve nuk kanë qenë aspak transparente.

PPP-të janë plotësisht një barrë mbi pasurinë e publikut, por thjesht mbështeten në rregulla pak më kreative të kontabilitetit në mënyrë që të mos shfaqen menjëherë si shpenzimet publike.

Dhe Banka Botërore i ka rekomanduar Qeverisë Rama që të forcojë më shumë kontrollin si mbi PPP-të që janë dhënë tashmë, ashtu dhe mbi ato të rejat.

Sipas BB, qeveria shqiptare nuk duhet të pranojë çdo ofertë të pakërkuar që I vjen nga kompanitë private, por duhet të japë me PPP vetëm ato projekte që kanë kaluar procedurat e parashikuara nga ligji dhe standardet evropiane dhe që kanë  fisibilitet të lartë.