Një prej protestuesve të Rrugës së Kombit ka pësuar atak kardiak në qeli

Një prej protestuesve të Rrugës së Kombit ka pësuar atak kardiak në qeli Të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit

Florjan Onuzi, njëri prej protestuesve të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit, ka pësuar infarkt kardiak gjatë qëndrimit në qeli.

Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë, por lajmi është mbajtur i fshehur nga institucionet.

Florjan Onuzi, 35 vjeç, gjendet aktualisht në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

I ati i Florjanit, Servet Onuzi ka shpjeguar për mediat se Florjani ka pësuar atak në javën e parë të majit, brenda në qeli. Më pas është transportuar në spitalin e Tiranës dhe pasi gjendja shëndetësore është stabilizuar ai është dërguar në spitalin e Kukësit, pranë familjarëve.

Pas problemeve shëndetësore, Florjan Onuzi është liruar nga burgu me vendim gjykate. Tani ndaj Florjanit është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë tre protestues të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në qeli për protestën kundër vendosjes së tarifave në Rrugën e Kombit.

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme