Parlamenti hollandez do të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Parlamenti hollandez do të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Parlamenti holandez pritet të refuzojë t’i japë leje qeverisë hollandeze për t’u shprehur pro hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ky fakt është bërë i ditur fillimisht sot nga e përditshmja hollandeze De Telegraaf.

Tre nga katër partitë e koalicionit qeveritar hollandez—përfshi VVD-në, partia e Kryeministrit Martk Rutte—dhe tre parti opozitare kanë deklaruar se përparimi i bërë nga qeveria shqiptare është i pamjaftueshëm për të justifikuar diskutimin e hapjes së negociatave.

Në një intervistë të sotme me Exit.al, deputetët kristian-demokratë Pieter Omtzigt dhe Martijn van Helvert pohuan se mocioni për Shqipërinë pritet të votohet mbrëmjen e sotme në parlamentin hollandez, duke i mohuar qeverisë së Kryeministri Rutte çdo lloj mandati për hapje negociatash në çfarëdo lloj rrethane.

Imtzigt pohoi se parlamenti hollandez do të formulojë një numër rekomandimesh që duhet të përmbushen nga qeveria shqiptare si kusht që Hollanda të rikonsiderojë vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

Omtzigt ishte anëtar i misionit parlamentar hollandez për mbledhjen e fakteve që vizitoi Shqipërinë në Maj, dhe që më pas u tall nga Kryeministri Edi Rama.

Sa i përket Maqedonisë, Omtzigt pohoi se situata për hapjen e negociatave është më e ndërlikuar, për shkak të referendumit të pritshëm për ndryshimin e emrit. Për këtë arsye, parlamenti hollandez është i prirur t’i japë qeverisë hollandeze më shumë hapësirë për të negociuar me këtë vend.

Me këtë vendim të pritshëm të parlamentit hollandez, duket gjithnjë e më pak e mundur që Këshilli Europian të votojë për hapjen e negociatave me Shqiëprinë në takimin e tij të 28-29 qershorit.

Lajme te ngjashme