Policët e liruar nga detyra kërkojnë largimin e Ministrit Xhafaj

Policët e liruar nga detyra kërkojnë largimin e Ministrit Xhafaj

Policët e shkarkuar nga detyra protestuan sot përpara Ministrisë së Brendshme dhe kërkuan largimin e ministrit Xhafaj nga drejtimi i saj, për shkak të lidhjeve të afërta me krimin.

Policët e liruar padrejtësisht, të organizuar në Shoqatën e Policëve në Lirim, denoncuan kapjen e ministrisë nga krimi dhe bandat, pasi prej 5 vitesh institucioni kryesor i rendit dhe sigurisë në vend, po drejtohet nga politikanë të lidhur me krimin dhe të akuzuar nga drejtësia.

“Institucioni [Ministria e Brendshme] po drejtohet prej 5 vjetësh, nga dy ministra, z. Tahiri dhe z. Xhafaj – njeri nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge drejt vendeve të BE-së dhe krim të organizuar, kurse tjetri ka vëllanë e tij të dënuar për krim të organizuar”, u shpreh Aleks Hajdari, kryetari i shoqatës.

Policët denoncuan dhe faktin se Shqipëria është kthyer në “hambarin e kanabisit” për Evropën dhe rrugë transporti për kokainën.

“Duke iu referuar akteve që janë prodhuar nga organizmat që mbikëqyrin punën e Policisë së Brendshme, shikojmë me shqetësim se Shqipëria konsiderohet si vendi kryesor i prodhimit të kanabisit dhe vendi kryesor korridor që dërgon drogën në vendet e BE-së,” vazhdoi më tej Aleks Hajdari.

 

Lajme te ngjashme