Rregullat e reja të Facebook shkaktojnë probleme për bizneset

Çfarë kanë të pëbashkët një restorant vegjetarian, një sallon floksh, një kopësht për fëmijë dhe një agjensi lajmesh investigative?

Rrjetit social Facebook, ata i duken të dyshimtë si aktivistë politikë.

Facebook ka miratuar kështu rregulla të reja për vendosjën e reklamave në profilet e bizneseve, pak muaj pasi u përball me kritika për dështimin për të parandaluar ndërhyrjen propagandistike gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016.

Me rregullat e reja, kompanitë që duan të bëjnë reklama politike në SHBA, duhet të provojnë se jetojnë në një prej shteteve dhe duhet të njoftojnë audiencën e tyre se reklama është sponsorizuar me para. Çdo reklamë, për të cilën FB mendon se ka përmbajtje politike, do të ruhet në një bazë të dhënash publike.

Megjithëse sistemi i ri i rregullave ka për qëllim të shmangë mashtrimet dhe abuzimet me informacionin nga agjentët e jashtëm, shumë biznese që nuk kanë lidhje me agjencitë e medias, ankohen se sistemi i Facebook gabimisht i ka kategorizuar reklamat e tyre si përmbajtjen politike.