Samiti historik, Trump dhe Kim Jong Un: Bota do të shohë ndryshim të madh Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai korean Kim Jong Un në Singapor

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan një marrëveshje të përbashkët, në fund të samitit historik, i pari mes një presidenti amerikan dhe një lideri të Koresë së Veriut.

Megjithëse nuk ka shumë informacione mbi detajet e marrëveshjes, presidenti Trump u shpreh se ata po nënshkruajnë “një dokument shumë të rëndësishëm, një dokument mjaft të plotë.”

Pamje të turbullta të dokumentit, fiksuar nga fotografët, tregojnë se udhëheqësit ranë dakord të “punojnë drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean”.

Dokumenti gjithashtu tregon se udhëheqësit do të përpiqen të krijojnë “marrëdhënie të reja” mes dy vendeve.

“Unë mendoj se gjithë marrëdhëniet tona me Korenë e Veriut dhe gadishullin Korean do të jenë një situatë shumë e ndryshme nga ajo që ka pasur në të kaluarën,” tha Trump në përfundim të samitit.

Ndërkohë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u shpreh: “Bota do të shohë një ndryshim të madh.”

Ajo çka saktësisht u ra dakord gjatë samitit pothuajse pesë orësh nuk është totalisht e qartë, pasi dy liderët u ulën pranë njëri-tjetrit dhe nënshkruan dokumente pa folur me gazetarët.

Takimi historik, u mbajt në isuhllin turistik Sentosa në Singapor. Mes 5 mijë gazetarësh dhe fotografësh, dy liderët I dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u shpreëhën optimist për takimin, përpara se ai të fillonte.