Të huajt interes për të blerë prona të paluajtshme në Shqipëri

Interesi i të huajve për të blerë prona në Shqipëri, në veçanti në bregdetin e jugut është rritur ndjeshëm. Ky fakt u pohuan nga Jonian Antoni, Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë së pronave të paluajtshme “Century 21 Albania” i ftuar në programin e mëngjesit Wake Up.

Ai sqaroi se të huaj janë të interesuar për pronat e ndodhura në zonën e bregdetit si në Durrës apo në Gjirin e Lalëzit:

Sigurisht që riviera është më e preferuara, por për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe fasiliteteve, të huajt zgjedhin Durrësin dhe Gjirin e Lalëzit duke preferuar pa dyshim objekte të cilat janë në vijën e parë”.

Gjithashtu Zoti Antoni u shpreh se “projektet urbanistike dhe programet turistike duhet të shtrihen në harqe kohore 10 vjeçare, sepse aktualisht kemi në treg prona të një cilësie shumë të lartë që do të përmbushin kërkesat për 4 vitet e ardhshme”.

Ndërkaq, i pyetur se cilat janë arsyet që i shtyjnë të huajt të blejnë në Shqipëri, ai thotë se janë 2 karta fituese — 300 ditë me diell mbi një natyrë shumë të bukur dhe çmimet konkuruese të tregut.

Sipas shifrave në 10 vitet e ardhshme, në varësi të infrastrukturës dhe turizmit, mund të kemi 10o mijë pronarë të huaj. 3 deri në 4 mijë të huaj nga 2 milion turistë që e vizitojnë Shqipërinë shprehin interes ose blejnë prona në vend. 70 për qind e blerësve aktualë janë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Pavarësisht se gjatë viteve të fundit vërehet rritje e interesit edhe nga blerësit polakë, çekë dhe sidomos rusë.