Vajza e Presidentit Trump dhe bashkëshorti i saj, 82 milionë dollarë të ardhura vetëm në një vit Ivanka Trump dhe Jared Kushner

Vajza e presidentin amerikan, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë fituar 82 milionë dollarë të ardhura gjatë vitit të parë të Presidencës Trump.

Dhënia e shpjegimeve financiare të çiftit Trump-Kushner, që bëhet çdo vit përpara Zyrës së Etikës së Qevërisë Amerikane, ka ngritur dyshime për konflikte të mundshme interesi.

Ivanka dhe Jared, që shërbejnë si këshilltarë të presidentit, megjithëse kanë hequr dorë nga paga, kanë përfituar të ardhura nga aksionet e tyre në biznese të ndryshme apo kontrata të tjera.

Sipas Washington Post, Ivanka Trump ka përfituar 3.9 milion dollarë nga aksionet e saj në hotelin Trump International dhe raportoi më shumë se 5 milion dollarë në fitimet nga firma e saj e modës. Po ashtu, ajo raportoi se ka fituar 2 milionë dollarë si pagesë nga një njësi ekonomike e quajtur Trump Payroll Corp. Ajo gjithashtu mori një paradhënie prej 289 mijë dollarësh për librin që botoi vitin e kaluar, “Gra që punojnë”.

Ndërkohë Jared Kushner raportoi fitime më të larta se 5 milionë dollarë nga një pronë në New Jersey, e përfituar nga një biznes i familjes.

Shqetësimet për konflikt interesi bazohen tek takimet e Kushner me disa qeveri të huaja nga të cilat dyshohet se ka përfituar para në shkëmbim të lobimit pranë presidentit.