Vetingu, nesër del para KPK prokurori i Apelit Gentian Trenova

Gentian Trenova, prokuror në Prokurinë e Apelit tiranë, do të përballet nesër me Komisionin e Pavarur të Kualfikimit, në kuadër të procesit të vetingut.

Trupa gjykuese e KPK-së do të bërbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Gentian Trenova është pjesë e listës prioritare të vetingut, pasi ai është përzgjedhur me short për të qenë pjesë ë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Zoti Trenova e ka nisur karrierën në prokurori në vitin 2004. Ai ka punuar në Prokurorinë e Kurbinit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe së fundmi, në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Sipas analizës së deklaratave të pasurisë bërë nga BIRN, prokurori Trenova, në vitin 2004, zotëronte pasuri në vlerën 4,9 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2015, pasuria e familjes së prokurorit është rritur me rreth 1,8 herë dhe ka arritur vlerën e 9 milionë lekëve.

Rreth 75,4 përqind e të ardhurave të familjes së prokurorit Trenova vjen nga paga e prokurorit, ndërsa rreth 17 për qind nga paga e familjarëve të tjerë.