Anglezët në panik, dioksidi i karbonit rrezikon prodhimin e birrave e petullave

Industria ushqimore angleze rrezikon të përballet me mungesën e birrave artizanale dhe petullave angleze, ndër ushqimeve më të përdorura në vend, për shkak të mungesës së dioksidit të karbonit.

Dioksidi i karbonit përdoret në mënyra të ndryshme si për t’i dhënë gaz pijeve, ashtu dhe për t’i zgjatur jetën shumë ushqimeve të tjera, por kohët e fundit vendi po përballet me një furnizim gjithnjë e më të ulët të tij.

Dioksidi i karbonit përfitohet në mënyra të ndryshme, por ligjet britanike ndalojnë përdorimin e gazit që gjendet në atmosferë për të prodhuar ushqime. Që të jetë i përshtatshëm për tu përdorur në industrinë e ushqimit, dioksiodi i karbonit duhet të vijë si nga fertizilimi i amoniakut. Por pikërisht bimët që bëjnë të mundur këtë fertilizim në mënrë natyrale, janë rralluar si pasojë e kushteve klimaterike.

Kjo ka lënë shumë kompani dhe konsumatorë në Britani të shqetësuar se gatimet e verës së shpejti mund të jenë jashtë menusë.

Kështu produkte si birrat vendase, pijet joalkoolike me gaz, petullat tek të cilat gazi përdoret për të shtuar jetëgjatësinë mund të mungojnë në dyqane e bare, dhe pse këto javë anglezët, të apasionuar pas futbollit, po ndjekin skuadrën e tyre kombëtare në Kupën e Botës dhe konsumimi i birrave dhe pijeve është rritur ndjeshëm.