Basha, pesë oligarkë kanë në dorë gjithë Shqipërinë

Basha, pesë oligarkë kanë në dorë gjithë Shqipërinë

5 oligarkë kanë në dorë Shqipërinë, ky që bën stadiumin po merr të gjithë tenderat në Shqipëri. 5 kompani kontrollojnë gjithçka, biznesi i vogël po shkon poshtë”. Kështu u shpreh Kryetari i opozitës Lulzim Basha sot gjatë takimit me të rinjtë, me rastin e përkujtimit të 2 korrikut 1999, dita e hapjes së ambasadave.

Zoti Basha, në takimin me të rinjtë ndër të tjera foli për:

prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe faljen e tokës publike tek privati:

“Nëse ata do të marrin teatrin do të përballen me opozitën dhe shqiptarët. Ne nuk do ti lëmë vetëm artistët. Në atë projekt monstruoz do të pastrojë lekët Edi Rama. Prandaj po vijnë eurot me makina, për tu pastruar tek kullat e Ramës”.

bllokimin e hapjes së negociatave me BE-në:

“Nuk hapen negociatat nëse kemi ministra të lidhur me krimin, nëse kemi një kryeministër që bën lidhje për të grabitur teatrin, të pastrojë lekët e drogës, një drejtësi që nuk ndëshkon kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin por bëhet palë me ta”.

gjendjen ekonomike të vendit:

“Krimi dhe droga kanë shkatërruar tregun, konkurencën dhe kanë izoluar Shqipërinë nga pjesa tjetër e Europës”.

Lajme te ngjashme