Maqedonia pranë anëtarësimit në NATO Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Me nënshkrimin e marrëveshjes me GReqinë, Maqedonia nuk do të ketë vetëm një emër të ri, por shumë shpejt mund të bëhet dhe anëtare e NATO-s.

Të martën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se NATO do të ftojë Maqedoninë të nisë bisedimet për tu pranuar në aleancë, por se mund të bëhet anëtare me të drejta të plota vetëm kur të jetë zbatuar marrëveshja e emrin me Greqinë:

“Sapo të finalizohet dhe të zbatohet marrëveshja e emrit, ne do të jemi në gjendje të ftojmë ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s me emrin e saj të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, një sinjal i fortë se dera e NATO-s është dhe mbetet e hapur.”

Ministrja maqedonase e mbrojtjes Radmila Sekerinska tha se kjo ftesë është një shans historic që nuk duhet humbur:

“Anëtarësimi do të nënkuptojë stabilitet dhe siguri për Maqedoninë dhe qytetarët e saj, por gjithashtu do të sjellë një shans për një zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe prosperitet.”

Që prej vitit 2008 kur Greqia vendosi veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, arritja e një marrëveshje për emrin ka qenë e vetmja mundësi që Maqedonia të bëhej pjesë e aleancën atlantike.

Megjithëse një marrëveshje mes vendeve u nënshkrua më 17 qershor, Maqedonia do të mbajë referendum në vjeshtë për të bërë më pas ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe për të ndërruar emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.