Marrëveshja e detit, Rama takon kryeministrin Tsipras në Londër

Kryeministri Rama do të takohet sot në Londër me Kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras. Megjithëse ndodhen në Londër në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit, dy liderët do të takohen për të diskutuar  për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar dhe çështjet e tjera të vjetra mes dy vendeve.

Burime nga mediat greke bëjnë të ditur se Kryeministri Cipras nuk është gati të firmosë marrëveshjen për detin me Greqinë pasi po has kundërshtime në Greqi për marrëveshjen me Maqedoninë.

Takimi mes dy liderëve pritet të zhvillohet në orën 17:20 dhe do të zgjasë rreth 40 minuta.