ONM dyshon mbi aftësinë profesionale të Arta Markut Betimi i Arta Markut, e sapo zgjedhur kryeprokurore e përkohshme

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi Kryeprokurores Arta Marku të justifikojë ligjshmërinë e veprimeve të saj përsa i përket emërimeve dhe shkarkimeve nga detyra të prokurorëve. KPK i kërkoi Zonjës Marku sqarime se ku është bazuar për këto vendime, por Kryeprokurorja nuk ka paraqitur asnjë dokument. KPK theksoi se Arta Marku nuk ka ndërmarrë asnjë hap për përmirësimin e procedurës së emërimeve që prej zgjedhjes së saj si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme në dhjetor 2017.

Kujtojmë se Arta Marku pasi mori detyrën e Prokurores së përgjithshme ndërmori disa masa për disa emërime dhe pezulloi disa të tjerë në shkelje të nenit 149/a(1)(a) të Kushtetutës.

Ndërsa Përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs u shpreh se: “Jam i zhgënjyer që nuk është e pranishme. Doja të bënim një debat profesional”. Ai theksoi se mungesa në seancën e vetingut nuk tregon lidership dhe përgjegjëshmëri nga Prokurorja Marku.

Theo Jacobs kërkoi të dijë nga Arta Marku arsyet e kërkimit të masës së sigurisë dënim me burg ndaj një personi i cili është kapur duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Ai tha se Prokurorja nuk ka sjellë prova dhe shpjegime se përse personi duhet të qendronte në burg. Sipas Përfaqësuesit të ONM-së masa e sigurisë e dhenë nga Prokurorja Marku nuk ka qenë e bazuar në prova.

Arta Marku ka vite që është prokurore dhe besoj se ajo e bën dallimin mes kriminelit dhe shkelësit të ligjit. Jo çdokush që shkel ligjin është kriminel”, shtoi përfaqësuesi i ONM-së.