Papa Françesku pranon dorëheqjen e kardinalit që akuzohet për abuzim seksual Kardinali Theodore McCarrick

Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e kardinalit të shquar amerikan Theodore McCarrick, i cili akuzohet për abuzim seksual me në adoleshtent. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur 50 vite më parë.

Theodore McCarrick, 88 vjeç, ish-kryepeshkopi i Uashingtonit dhe Nju Jorkut, ka mohuar të ketë bërë një vepër të tillë, por pranoi dha dorëheqjen dhe tani është në pritje të gjykimit.

Në deklaratën zyrtare të Vatikanit shkruhet:

“Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit dhe urdhëroi pezullimin e tij nga ushtrimi i çdo shërbimi publik, së bashku me detyrimin për të qëndruar në një shtëpi për një jetë lutjeje dhe pendese derisa akuzat e bëra kundër tij të ekzaminohen në një gjyq të rregullt kanonik.”

Akuzat ndaj kardinalit McCarrick u bënë publike pak muaj më parë nga Kardinali Timothy Dolan, i cili është kryepeshkopi aktual i Nju Jorkut. Bazuar në një hetim të një agjencie të pavarur ligjore, kardinali McCarrick, në kohën kur punonte në Nju Jork, i detyronte adoleshtetët të kryenin marrëdhënie seksuale më të në një shtëpi plazhi në Nju Xhersi.