Qeveria Rama harton listën e katërt për anëtar në Gjykatën e Strasburgut

Qeveria Rama harton listën e katërt për anëtar në Gjykatën e Strasburgut Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Pasi dështoi tre herë për të hartuar një listë me kandidatë për në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, qeveria Rama ka publikuar sot listën e re me 3 kandidatë për postin e anëtarët të GJEDNJ-së.

3 kandidatët e Shqipërisë për GJENDJ janë:

  1. Sokol Berberi, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, u dorëhoq nga posti pa kaluar vetingun;
  2. Marjana Semini, eksperte e Reformës në drejtësi;
  3. Darian Pavli, ekspert i Fondacionit Shoqëri e Hapur.

Këta tre kandidatë u përzgjodhën nga Komisionin i Ekspertëve nga një listë  me 17 kandidatura, që u bë publike në prill 2018. Kandidatët nuk kanë kaluar procesin e vetingut, kusht që vetë qeveria e vendosi, por kanë zhvilluar vetëm disa intervista me Komisionin e Ekspertëve.

Vlen të përmendet fakti se kandidati Sokol Berberi ka qenë dhe në tre listat e mëparshme që janë hedhur poshtë në bllok nga Këshilli i Europës.

Lajme te ngjashme