Vazhdon trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali, kapen 262 kilogramë kanabis në Bari

Policia italiane ka kapur 300 kilogramë kanabis dhe ka arrestuar trafikantin Italian në brigjet e Barit, në orët e para të mëngjesit.

Gomonia e ngarkuar me kanabis ishte nisur nga Shqipëria. Droga e hedhur në treg do të kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Policia italiane po lufton ende për të zbardhur grupin e plotë të trafikantëve.

Institucionet italiane prej muajsh tashmë kanë ngritur alarmin për trafikun e lëndëve narkortike nga Shqipëria drejt Italisë.

një raport të fundit të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet e Antidrogës italiane, theksohej se vitin e fundit trafiku i lëndëve narkotine nga Shqipëria është rritur ndjeshëm duke kapur një nivel rekord. Po ashtu, bandat shqiptare në Itali po sofistikohen gjithnjë e më tepër dhe po përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metoda gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane.