Vetingu, gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda Nertina Kosova del sot para KPK-së

Vetingu, gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda Nertina Kosova del sot para KPK-së

Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda Nertina Kosova po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vetingut.

Trupa që do të zhvillojë sot seancën me Zonjën Kosova përbëhet nga  Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Nertina Kosova është pjesë e listët prioritare të vetingut pasi kandidon për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Nertina Kosova e ka nisur karrierën në gjykatën e Elbasanit, më pas në gjykatën e shkallës së parë të Krimeve të Rënda dhe që prej vitit 2014, punon në Apelin e Krimeve të Rënda.

Sipas analizës së deklaratave të pasurisë bërë nga BIRN, në vitin 2004 kur Nertina Kosova ka bërë për herë të parë deklarimin e pasurisë, gjyqtarja nuk kishte pasuri.

Në fund të vitit 2017, pasuria e gjyqtares Kosova ka arritur në vlerën e 8,2 milionë lekëve.

Kjo pasuri konsiston në një apartament në Tiranë me vlerë 6 milionë lekë, likuiditete në bankë në vlerën e 1.7 milionë lekëve si dhe kursime në cash në vlerën e rreth 3.9 milionë lekëve.

Rreth 92 për qind e të ardhurave të familjes së gjyqtares përbehën nga paga e saj.

Nga kontrolli aritmetik e logjik bërë nga BIRN, në deklaratën e pasurisë së vitit 2006,  gjyqtarja Kosova ka deklaruar blerjen e një apartamenti me vlerë 6 milionë lekë dhe me burim një kredi bankare në vlerën e 5 milionë lekëve, por burimet e gjyqtres nuk mund të mbulonin një shumë prej 6 qind mijë lekësh.

Lajme te ngjashme