Megjithë dyshimet e ONM-së, KPK rikonfirmon në detyrë Arta Markun 1 orë më parë

Megjithë dyshimet e ONM-së, KPK rikonfirmon në detyrë Arta Markun 1 orë më parë

Megjithë dyshimet e ONM-së për aftësitë profesionale të Arta Markut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi rikonfirmimin në detyrë të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Arta Marku mungoi dje gjatë seancës dëgjimore, kur Theo Jacobs, përfaqësuesi i ONM-së, hodhi dyshime për njohjen e ligjit dhe aftësitë profesionale të Markut lidhur me një çështje të vitit 2016, kur Marku ka dhënë masë sigurie shumë më të ashpër nga sa parashikonte ligji.

Po ashtu, dhe vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi Kryeprokurores Marku të justifikojë ligjshmërinë e veprimeve të saj përsa i përket emërimeve dhe shkarkimeve nga detyra të prokurorëve që prej dhjetorit 2017 kur u zgjodh nga shumica socialiste si PPP.

Kujtojmë se Arta Marku pasi mori detyrën e Prokurores së përgjithshme ndërmori disa masa për disa emërime dhe pezulloi disa të tjerë në shkelje të nenit 149/a(1)(a) të Kushtetutës.

Megjithëse Arta Marku dhe avokatja e saj nuk dhanë asnjë shpjegim për pyetjet dhe nuk paraqitën asnjë dokument shtesë për bazën ligjore ku është bazuar Marku për marrjen e vendimeve, trupa e KPK ka vendosur rikonfirmimin e saj në detyrë.

Lajme te ngjashme