Zelanda e Re miraton ligj të veçantë për viktimat e dhunës në familje

Zelanada e Re ka miratuar ligjin për leje të paguar për viktimat e dhunës në familje. Sipas këtij ligji, viktimat e dhunës në familje do të mbështesë financiarisht viktimat e dhunës në familje për tu ndarë nga partneri, të gjejnë një shtëpi të re dhe të mbrojnë veten e fëmijët.

Ligji i ri do të hyjë në fuqi në muajin prill 2019 dhe përcakton se çdo njeri i cili po përjeton dhunë në familje ka të drejtë të marrë 10 ditë leje të pagaur nga puna, e cila do të jetë shtesë e lejes së zakonshme.

Ato nuk duhet të paraqesin prova për gjendejn e tyre, dhe do të kenë kushte lehtësuese punë, si ndryshimi i vendndodhjes së punës, ndryshimi i adresës së emailit dhe telefonit nga faqja e kompanisë ku punojnë.

Zelanada e Re ka numrin më të lartë të dhunës në familje në botën e zhvilluar, kur policia i përgjigjet një incidenti të dhunës në familje çdo katër minuta. Dhuna në familje i kushton vendi rreth 7 miliardë dollarë në vit.

Gjithashtu edhe Australia lajmëroi në muajin mars se do të miratojë një ligj të ngjashëm. Ndërsa, në Kanada një ligj i tillë ekziston në qytetin e Ontarios dhe Mantobës.