Ambasada Amerikane kërkon kandidatë për KLGJ-në

Ambasada Amerikane kërkon kandidatë për KLGJ-në

Ambasada Amerikane në Tiranë i është bashkuar Gjykatës së Lartë në përpjekjet e saj të paligjshme për të kërkuar kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Në një postim në Facebook, Ambasada Amerikane shkruan:

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!”

Në fund të njoftimit një lidhje i drejton qytetarët në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë ku është publikuar dhe njoftimi për hapjen e aplikimeve.

Siç e kemi shpjeguar dhe më parë, raundi i parë i vetingut të kandidatëve të KLGJ-së nuk arriti të prodhojë mjaftueshëm kandidatë, pasi asnjë gjykatës apeli nga jashtë Tiranës nuk e kaloi vetingun. Më pas, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori njoftoi rihapjen e aplikimeve në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Megjithatë, njoftimi shkel disa ligje të reformës në drejtësi, pasi Gjykata e Lartë nuk ka rol në zgjedhjen e KLGj-së për herë të parë.

Ndërkohë që duket se Zaganjori e ka bërë këtë lëvizje të paligjshme me miratimin e Delegacionit të BE-së dhe misionit EURALIUS, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Komisionerit Publik që të apelojë vendimin e KPK-së për konfirmimin e Zaganjorit në detyrë.

Lajme te ngjashme