DASH reagon për konfliktin Kosovë-Serbi: Jemi gati t’ju ndihmojmë

Pas deklaratave të forta të liderëve të Serbisë e Kosovës për shkëmbime territoresh e korrigjim kufijsh si zgjidhje të konfliktit mes dy vendeve, ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, DASH shprehet se është e gatshme t’i dëgjojë dhe t’i ndihmojë vendet për të gjetur zgjidhje:

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale.

Normalizimi po ashtu do t’iu hapte rrugë të qartë të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës. Tani është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile.”