Dua Lipa, koncert në Kosovë  më 10 gusht

Më datat 10, 11 dhe 12 gusht, Dua Lipa do të japë një koncert në Kosovë me qëllim promovimin e imazhit të vendit në botë. Koncerti quhet “Sunny Hill” dhe organizohet nga babai i këngëtares, Dukagjin Lipa. Ai u shpreh për gazetën Observer se përmes këtij festivali, “ne duam t’i krijojmë qytetarëve ndjenjën e përkatësie dhe idenë se ne jemi pjesë e Evropës”. Ky festival organizohet për herë të dytë në Kosovë.

Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend paqësorë dhe muzikë dashës, i cili mirëpret të gjithë fqinjët tanë deh të gjithë vizitorët që duan të argëtohen,”— shtoi Dukagjin Lipa.

Koncerti organizohet në një periudhë kur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë të larta. Këto ditë pritet që qeveria e Prishtinës të firmosë marrëveshjen për kalimin e një pjese të territorit të Kosovës, Serbisë. Familja e Dua Lipës shpreson që ky koncert të ulë tensionin e krijuar në Kosovë, të paktën për tre ditë.