Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Alma Brati

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Alma Brati

Komisioneri Publik ka ankimuar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për të konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Tiranës Alma Brati.

Megjithëse sipas KPK-së, gjyqtarja Brati ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime të ligjshme për ta justifikuar atë, Komisioneri Publik gjykon se ka patur mangësi gjatë hetmit administrativ të KPK-së dhe se dokumentet e vënë në dispozicion nga gjyqtarja nuk janë të mjaftueshme.

Disa nga problemet që Komisioneri Publik ka nxjerrë në pah lidhen me pasurinë e zonjës Brati lidhen me një hua që gjyqtarja ka marrë për të blerë një apartament. Po ashtu, KP vëren se ka mospërputhje mes sipërfaqes së apartamentit që zonja Brati ka deklaruar dhe sipërfaqes që është shënuar në kontratë.

Alma Brati është një prej gjyqtareve kaloi vetingun duke u vlerësuar si me “aftësi minimale profesionale” nga KPK-ja.

Kujtojmë se Alma Brati është kandidatë për të qenë anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Lajme te ngjashme