Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Astrit Faqolli

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Astrit Faqolli Astrit Faqolli

Komisioneri Publik ka ankimuar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Tiranës Astrit Faqolli, kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Megjithëse KPK gjeti pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe DSIK dha vlerësim negativ dhe e quajti atë të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën, trupa e KPK-së, e përbërë nga  Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Genta Tafa vendosën rikonfirmimin e gjyqtarit Faqolli në detyrë më 25 korrik.

Sipas njoftimit të KP-së:

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, konfirmimi në detyrë i subjektit [Astrit Faqolli] të rivlerësimit nga KPK ëshë bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ.”

Më herët, Komisionerët Publikë kanë ankimuar dhe vendimet e KPK-së për konfirmimin në detyrë të anëtarit të Kushtetutes Bashkim Dedja dhe gjyqtares Alma Brati.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme